E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ zbulon 4 modele të fletës së votimit

Në 25 prill shqiptarët do të votojnë për herë të parë përveç partisë dhe kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Parlament, dhe fleta e votimit duket se do të jetë me emra dhe jo me numra.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka dërguar partive 4 modele të fletës së votimit. Nga këto, vetëm një model është me numra dhe 3 modelet e tjera tregojnë se si mund të jetë fleta e votimit duke shënuar emrat e secilit kandidat.

 

Reklamë

Si shembull nga KQZ është marrë qarku i Tiranës, raporton Vizion Plus, i cili ka numrin më të madh të kandidatëve, dhe fleta e votimit duhet të përmbajë 36 emra, pasi qarqet e tjera kanë shumë më pak kandidatë nga 3 që ka Kukësi në 16 Fieri.

 

Kujdesi kryesor i KQZ dhe partive politike është që fleta e votimit të jetë e kuptueshme për zgjedhësit e të mos krijojë pavlefshmëri për shkak të gabimeve gjatë votimit.

 

Por, ndërsa KQZ ka regjistruar të gjithë kandidatët; për emrat për të cilët ka pasur denoncime, Komisioneri Shtetëror ka vendosur t’i drejtohet Prokurorisë për hetime më të thelluara.

 

Janë 12 kandidatët për të cilët KQZ kërkon verifikim, mes tyre edhe kreu i PSD Tom Doshi. Bie në sy se nga lista e kandidatëve të PS, do të verifikohen 3 kandidatë, 4 nga Partia Demokratike dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Më shumë video

Reklamë