E enjte, 17 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Braçe nuk i “llogarit” si kundërshtarë Metën e Bashën

Ilustrim · Vizion Plus

Erion Braçe nuk e sheh një “betejë” të mirëfilltë atë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, betejë e cila u rindez edhe më shumë pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

I ftuar në “Quo Vadis”, Braçe tha se më 25 prill, qytetarët shqiptarë do të zgjedhin në mënyrë direkte dhe se vota e tyre do të jetë përcaktuese për deputetin që ata duan t’i përfaqësojë në Kuvend. Po ashtu, ai ironizoi edhe kundërshtarët e tij politikë, duke i cilësuar si të paaftë për të nisur një luftë.

“Në 25 prill ne presim që qytetarët e Rep. së Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur me votë ata që do të jenë në Parlament dhe qeverinë e ardhshme. Nuk pres as luftë me Ilir Metën, as luftë me Lulëzim Bashën, as me të tjerë njerëz që s’janë as për luftë me thënë të drejtën”, tha Braçe.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh