Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e qarqeve në kuadër të organizimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

 

Ashtu siç ishte përcaktuar takimi ka nisur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme në vilën 31 në Tiranë.

 

Ky takim vjen pas mbledhjes maratonë që kryeministri Rama zhvilloi të mërkurë dhe të enjte me ministrat e kabinetit qeveritar. Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të premte, Rama zhvilloi edhe një takim “kokë më kokë” për 40 minuta me presidentin Bajram Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *