Partia Socialiste do të çelë fushatën elektorale më 12 prill, mëson gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori.
Kjo datë është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, pasi në fokus të fushatës së PS është “Shqipëria 2030 drejt BE”.
Hapja e fushatës do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.
Kujtojmë se data zyrtare e nisjes së fushatës është më 11 prill.
/vizionplus.tv





