Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, njoftoi nisjen e rrugëtimit drejt zgjedhjeve të 11 majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar të grupit të parë të kandidatëve për deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Në një postim në facebook, Basha shkruan se kandidatët janë përzgjedhur pas një konsultimi të gjerë me qytetarët dhe përfaqësojnë integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Ai thekson se gara do të zhvillohet me lista të hapura, duke i lënë qytetarëve të drejtën e përzgjedhjes.
“Ne besojmë tek politika si shërbim ndaj qytetarëve, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin,” deklaroi Basha. Ai shton se programi i Demokratëve Euroatlantikë do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit, mirëqeverisjen dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në fusha si ekonomia, arsimi dhe drejtësia.
Basha më tej thotë se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një mundësi për ndëshkimin e klasës politike të tranzicionit dhe për ndërtimin e një politike me “fytyrë njerëzore”, në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë i Bashës:
Sot, Demokratët Euroatlantikë nisën rrugëtimin drejt 11 Majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar, të grupit të parë të kandidatëve që do jenë zëri dhe forca juaj në parlamentin e ardhshëm. Ata janë produkt i një konsultimi të gjerë me qytetarët, njerëz me integritet dhe profesionistë të zotë, që jetojnë çdo ditë me shqetësimin e bashkëqytetarëve të tyre, që janë dëshmuar se qëndrojnë për vlerat dhe parimet jo për interesa të vogla personale. Ata, si dhe kandidatët e tjerë që do të marrin miratimin e këshillit në ditët në vijim, do të garojnë në listë të hapur dhe do të jeni ju që do të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në parlamentin ardhshëm.
Sepse, ne besojmë tek politika si shërbim ndaj qytetarëve, që dëgjon hallet e tyre dhe ofron vizionin për t’i kapërcyer ato, jo si vetëshërbim për një grusht politikanësh që kanë varfëruar vendin dhe kanë larguar rininë.
Kandidatët tanë do të shpalosin, anembanë vendit, programin tonë reformues, që ka në qendër luftën e pakompromis ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen, familjen dhe rininë e jashtëzakonshme shqiptare.
Si çdo shqiptar, ne besojmë se Shqipëria meriton më shumë në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në drejtësi, në mbështetje ndaj pensionistëve, në kujdes për shtresat në nevojë, në përparimin drejt BE-së.
Kandidatët e Demokratëve Euroatlantikë do të punojnë për ju dhe me ju, për ta bërë këtë të mundur më 11 Maj, si njerëz që kanë dëshmuar me koherencën, vendosmërinë dhe qëndresën e tyre se janë në politikë për t’i shërbyer vetëm qytetarëve, jo karrigeve dhe interesave të vogla meskine.
Çdo ditë e më shumë koha i jep të drejtë qëndrimeve tona parimore në përballjen me kastën e pandëshkuar të tranzicionit, e cila nuk i shpëton dot as drejtësisë, as ndëshkimit me votë më 11 Maj.
Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj qytetarëve, që meritojnë një politikë me fytyrë njerëzore, ju njohim me listën e parë të kandidatëve të miratuar nga Këshilli Kombëtari i Demokratëve Euroatlantikë:
- Abaz Tafaj
- Albert Kojku
- Aleksandër Jushi
- Altin Canga
- Andi Prifti
- Anton Koka
- Arben Gjura
- Armend Gjana
- Artan Murati
- Azgan Haklaj
- Besnik Babasi
- Blerim Kuqja
- Bujar Hoxha
- Bujar Vreto
- Burhan Misiraj
- Diana Toma
- Edmond Isaku
- Elvis Pisku
- Emin Cani
- Endri Hasa
- Eugert Cjapi
- Fatmir Gjoci
- Franc Shkembi
- Gazmend Koduzi
- Gëzim Ademaj
- Gjergji Nika
- Hysen Xhura
- Ibrahim Bruka
- Jon Myshketa
- Laureta Alidinaj
- Lulzim Basha
- Marcel Hila
- Marinela Ziu
- Merita Bakiu
- Migena Kapllani
- Mirela Karabina
- Mirjan Kaloshi
- Myzafer Elezi
- Naim Hasani
- Naim Metaj
- Neli Demi
- Orjola Pampuri
- Pëllumb Seferi
- Prel Deda
- Rajmond Dervishi
- Rajna Tullumani
- Rudi Erebara
- Sajmir Lika
- Sami Osmani
- Shemsi Premçi
- Shpëtim Agolli
- Taulanda Jupi
- Uran Abazi
- Xhevdet Amuli
- Xhulieta Kërtusha./vizionplus.tv