Kandidati i PSD, Gert Metani, i ftuar në studion e Quo Avdis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, u shpreh i zhgënjyer nga rezultati zgjedhor.
Ai tha se PSD ishte futur në këto zgjedhje me synimin për të ruajtur numrin e mandateve.
Sipas tij edhe pse PSD ka marrë më shumë vota se në vitin 2021 por ka të njëjtin numër mandatesh, dhe kjo për faj të sistemit zgjedhor.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A jeni i kënaqur me këtë rezultat?
Metani: Jemi të pakënënaqur. Ne kërkonim dyfishin e mandateve.