Partia Demokratike, përmes sekretarit Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me procesin e zgjedhjeve brenda partisë.

Sipas Bardhit, shqiptarët e dinë se Rama, përzgjedhjen e kandidatëve në partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Ai u shpreh se Rama anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS.

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota”, deklaroi Bardhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *