E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

ZGJEDHJET 2025/ Ja kush janë kandidatët më të votuar aktualisht nga PS dhe PD në Tiranë

Ndërkohë që janë numëruar 1221 kuti votimi nga 1282 në total në qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ka marrë 204232 vota krahasuar me 150005 vota të marra nga koalicioni PD-ASHM.

Partia e tretë me më shumë vota në qarkun e Tiranës është Partia Mundësia e Agron Shehajt me 21349 vota.

Reklamë

Me ndarjen aktuale të mandateve PS merr 19 nga 37 mandate në Tiranë. KU nga lista e hapur do të jenë 7 kandidatë që futen në Kuvend.

Deri në këto momente prin listtën e më të votuarve Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Erjon Braçe, Ervin Hoxha, Antonela Dedej dhe Anila Denaj.

Ndërsa te PD momentalisht dalin vetëm dy kandidatë nga listat e hapura, ku udhëheq Ilir Alimehmeti i ndjekur nga Loranca Hoxha.

NDIQNI LIVE REZULTATET MINUTË PAS MINUTI

Vazhdo të lexosh

Reklamë