E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

ZGJEDHJET 2025/ Garë e fortë brenda PD për 1 mandat në Tiranë, Tabaku kryeson përballë Alimehmetit, ja diferenca e votave

E teksa procesi i numërimit të votave vijon, tashmë fatet se kush do të qeverisë e kush do të jetë në opozitë në katër vitet e ardhshme janë përcaktuar, ndërsa lufta e vërtetë mbetet ajo mes kandidatëve në listë të hapur, të cilët po garojnë për çdo votë për tu bërë pjesë e parlamentit.

Në garën e fortë mes dy kandidatëve, në listën e PD-ASHM, Ilir Alimehmetit dhe Jorida Tabakut, kjo e fundit kryeson.

Reklamë

Jorida Tabaku ka arritur të “rrëmbejë” 18850 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti ka marrë, sipas rezultateve paraprake 16426 vota. Diferenca mes dy kandidatëve demokratë deri më tani është 2424 vota.

Megjithatë rezultati mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit.

NDIQNI REZULTATET LIVE

Vazhdo të lexosh

Reklamë