E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet 2023/ Edi Rama mbledh kryebashkiakët

Një ditë pas pjesëmarrjes në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, në 7 dhe 8 tetor kryeministri Edi Rama mbledh kryebashkiakët.

 

Reklamë

Për dy ditë, në Durrës mes kryesocialistit Edi Rama dhe të zgjedhurve të tij në pushtetin vendor do të diskutohet për objektivat e vendoreve 2023.

 

Si edhe në takimin e parë, të zhvilluar në korrik, të 61 kryetarët e bashkive do të bëjnë një përmbledhje të investimeve të ndërrmara dhe atyre në pritje.

 

Pjesa më e rëndësishme e mbledhjes dy ditore do të jenë objektivat për zgjedhjet e ardhshme lokale. Secili nga kryebashkiakët do të “premtojë” votat që mund të sigurojë në secilën njësi votimi të bashkisë që drejton.

 

Në takim do të jenë edhe drejtuesit politik të qarqeve, njeherash dhe një pjesë e kabinetit qeveritar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë