Qytetarët e Malit të Zi votojnë sot për zgjedhjen e këshilltarëve komunalë.

 

Vendvotimet në komunën e Tuzit, Çetinës, Petnjicdë dhe Mojkovac, u hapën mëngjesin e sotëm në orën 7 dhe do të mbyllen në orën 20. Të drejtën e votës e kanë rreth 40 mijë qytetarë me të drejtë vote. Deri në 12 orë, në Cetinje votuan 25 për qind e votuesve në Mojkovac votuan rreth 40 për qind, në Tuz votuar 21 për qind, dhe në Petnjica 25 për qind e votuesve.

 

Procesi i votimit nisi i qetë, dhe sipas komisionit Komunal të Zgjedhjeve, deri më tani nuk janë regjistruar parregullsi, përveç disa problemeve teknike, por që nuk dëmtojnë procesin e votimit.

 

Ndërkohë, sot për herë të parë shqiptarët e Tuzit do të dalin të votojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale, ku do të kenë mundësi të zgjedhin Kuvendin e ri të Komunës së Tuzit, të përbërë nga 32 këshilltarë, kjo duke pasur parasysh se në Malin e Zi, kuvendi komunal zgjedh kryetarin.

 

Edhe pse të ndarë në 4 lista, të paktën 11,559 qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin mes Alternativës Shqiptare, Unionit Demokratik Shqiptar, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Forumit Demokratik për Integrim.

 

Shqiptarët e Tuzit u munduan të bashkohen në një listë të vetme në bazë të një marrëveshjeje të firmosur gjatë fushatës zgjedhore, por që u shkel për shkak të mungesës së një qëndrimi unik, vendim i cili i bën ata të ulin mundësinë për të marrë drejtimin e komunës së Tuzit, e cila mori titullin si komunë e pavarur si të gjitha komunat në Mal të Zi më 27 prill të këtij viti, me 42 vota pro.

 

Pothuajse të gjitha partitë politike dhe analistët besojnë se rezultati i këtyre zgjedhjeve lokale do të ketë ndikim mbi marrëdhëniet e mëtejshme politik në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *