Grupi Parlamentar i PD ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga mazhoranca për presidentin e ri të vendit.

 

Në një postim në “Facebook”, grupi i PD i kujton Berishës se është i përjashtuar dhe se nuk mund të flasë në emër të tyre.

 

“Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket çështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë çështje. Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë çështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *