Klevis Balliu, anetar i Komisionit të Rithemelimit përmes një statusi në facebook, shkruan se Enkelejd Alibeaj po përdoret nga Rama për të justifikuar vjedhjen e institucionit të Presidentit.

 

Sipas Balliut, Alibeaj nuk ka asnjë të drejtë të diskutojë me mazhorancën për cështjen e presidentit.

 

 

Zoti Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të diskutuar për çështjen e Presidentit.

Opozita nuk mund të ulet në tavolinë me një mazhorancë të korruptuar që kërkon të kapë edhe institucionin e kreut të shtetit. 

Nuk ka pazar me Edi Ramën por vetëm përballje, shton Klevis Balliu.

 

Prej ditesh ka nje perplasje ne distance mes dy grupeve ne PD ne lidhje me legjitimitetin e uljes ne tryeze me Ramen per emrin e Presidentit te ri.

 

Nderkohe nga ana tjeter PS ka deklaruar se do te negocioje vetem ne nivel grupi parlamentar, duke perjashtuar nga bisedimet Sali Berishen, si person i shpallur non-grata nga SHBA,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *