Subscribe

Në mungesë të një emri kandidat për president nga opozita, Partia Socialiste i është futur të tjera marrëveshjeve. Edhe pse i zotëron votat për ta zgjedhur e vetme në raundin e katërt, ajo kërkon që kreu i ri të shtetit të gëzojë mbështetjen e më shumë se 74 deputetevë socialistë.

 

TAULANT BALLA
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

Ne do të vazhdojmë të punojmë brenda Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që të arrijmë të sigurojmë më shumë sesa votat që kemi. Unë do të doja të zgjidhej me më shumë se 84 vota në mënyrë që të mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje për konsensus.  

Për të mundësuar 84 votat, mazhorancës i duhet të bindë me kandidaturën e saj, deputetë që vijnë nga opozita. Me gjithë votat e social-demokratëve të Tom Doshit, që thuajse çdo nismë ligjore e qeverisë është votuar pro nga ata, PS bën 77 vota. Për të arritur 84-in që do t’i japë legjitimitetin presidentit të ri, si i zgjedhur edhe me pëlqimin e një pjese të opozitës, socialistëve i duhen edhe shtatë vota. Dhe duket se fillimisht këto vota mazhoranca, gjithnjë në emër të një presidenti mbi palët siç thotë Partia Socialiste, po i kërkon te aleatët e Lulzim Bashës në parlamentaret e 25 prillit.

 

Unë kam komunikuar me dy grupet e tjera parlamentare të opozitës me të cilët do të vazhdojmë edhe në ditët dhe javët në vijim për shkak sic e dini procesi ka ende kohë në mënyrë që ky dialog konstruktiv brenda Kuvendit të Shqipërisë të vazhdojë. 

 

Njëherash me përpjekjet për të siguruar sa më shumë vota pro, socialistët me djegjen e raundit të tretë pas të hënës së 30 majit, do të mblidhen për të vendosur për pasuesin e Ilir Metës. Java e parë e qershorit pritet t’i japë vendit kreun e ri të shtetit, emri i të cilit mbetet ekskluzivitet i Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *