Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeja ka bërë me dije se Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në senacën parlamentare ku do të votohet Presidenti i ri i vendit.

 

Ai tha se kandidatura e nesërme kushdo qoftë është thjesht një zgjatim i Ramës i zgjedhur me non gratat e tij.

 

Qëndrimi ynë tashmë është i kuptueshëm për këdo. Që në fillim ne jemi futur në këtë proces për ato që ishin detyrime kushtetuese, morale e politike. Ne pa asnjë lloj kompleksi dhe pa u fshehur u futëm në këtë proces. Morëm pjesë dhe përcaktuam rregullat se si procesi duhet të bashkërendohej dhe i përbashkët. Me gjithë tërheqjen dhe mospërmbushjen e detyrës nga ana e Partisë Socialiste. U provua që Rama nuk kishte asnjë lloj synimi që t’i jepte shqiptarëve atë President që thotë Kushtetuta. Presidenti duhet të ishte i të gjitha palëve, dhe këtij procesi në i bëmë të gjitha shërbimet”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *