Subscribe

Sali Berisha dhe Ervin Salinaji patën një përplasje këtë të enjte në seancë, dhe shkak u bë vota pro e PD-së për zgjedhjen e mandatit të organeve të vettingut.

 

Nga foltorja, ish-kryeministri tregoi një deklaratë të kryedemokratit Lulzim Basha bërë kohë më parë, teksa sulmonte procesin e vettingut si të kapur nga qeveria e Ramës në bashkëpunim me disa ndërkombëtarë.

 

Sali Berisha: Nëse vazhdohen të lyhen dhe lëpihen dështime të tilla faturën e të cilës paguajnë qytetarët. Nëse vazhdohet me fjalë të sipërfaqshme dhe vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz kreu i Meduzës me peng bravën kjo seancë duhet të ndërpritet menjëherë. Është në hipokrizi e madhe ndaj qytetarëve shqiptarë. Këtu flitet për një proces që u përdor nga  kreu i Meduzës me Agaçion e tij si armë tmerrshme për gjahun e shtrigave. Kjo ka sjellë sot një katastrofë që do të paktën 20 vite për tu riparuar. Po flas për zërin e qytetarëve. Mashtrojnë qytetarët. A e dini ju që vetëm 24% i besojnë reformës në drejtësi sot. A e dini ju që reforma është një ndër shkaqet kryesore të spastrimit etnik.

 

Ervin Salianji: Nëse do të kishim mundësi për ta ndërpre votimin dhe për ta rikthyer procesin e votimi dhe mund të isha një ndër ata që mund të votoja. Nëse ka një njeri që duhet të ishte përgjegjës për këtë duhen gjetur te ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Gjysmat e komisionerëve të vettingut dhe një pjesë e deputetëve janë aty duke thënë që kjo i shërben Edi Ramës. Kjo i shërben Edi Ramëns që mos të kenë akse misionet ndërkombëtare të monitorimit. Ta luftojmë Ramën me mullinjtë e Edi Ramës. Cila është kjo arsye dhe interes i PD kur asgjë në këtë vend nuk është bërë pa mbështetje e SHBA. Po ka probleme sot drejtësia, Edi Raa e ka kapur, nëse ka përgjegjës për kapjen është nga parafolësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *