Ditë pas dite, muaj pas muaji, Bulevardi i ri i Tiranës, pas ish- “Stacionit të Trenit”, ka hedhur shtat këto 4 vitet e fundit, duke krijuar jo vetëm një pol të ri për kryeqytetin, por edhe një vend shplodhës, argëtues për familjarë, çifte të reja, por edhe për të rinj të apasinuar pas aventurave.

 

Aksi kryesor është ndriçuar me një ndriçim të përshtatshëm për makinat dhe për të gjithë ata që përdorin bulevardin. Bashkia e Tiranës ka menduar se përveç aspektit estetik, teknologjia e përdorur për sistemin e ndriçimit në Bulevardin e ri të jetë e gjeneratës së fundit, duke pasur efikasitet më të lartë, shpenzim më të ulët të energjisë, si dhe ulje të ndotjes.

 

Bulevardi i Ri i Tiranës, që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është shndërruar në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës moderne dhe rekreacionit, por edhe të institucioneve administrative që do të zhvendosen aty. Një sërë përfaqësish të huaja diplomatike kanë shprehur interes që të zhvendosin selitë e tyre përgjatë këtij bulevardi.

 

Deri në orët e vona të natës zgjatimi i bulevardit të ri vijon të jetë i mbushur, ku sheh baballarë që u mësojnë fëmijëve të tyre të ecin me biçikleta, nëna të reja që përkundin foshnja në karroca fëmijësh, gara me patina mes të rinjsh plot ego, etj., etj.  Pemët dhe bari po hedhin shtat duke krijuar edhe një pol të ri gjelbërimi në kryeqytet. Për më shumë ndiqni disa foto nga Bulevardi i Ri, i cili gumëzhin gjatë 24 orëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *