E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Zgjati rreth 15 sekonda”/ Pamje pas tërmetit që goditi sot Greqinë

Ende nuk raportohet për dëme materiale nga tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës rihter që goditi pak minuta më parë Larisën.

Mediat greke shkruajnë se tre minuta pas goditjes së parë, Greqia u godit nga një paslëkundje me magnitudë 4.6.

Kryebashkiaku Nikos Gatsas deklaroi se autoritetet po përpiqen të kontrollojmë të gjithë situatën.

“Të gjjithë jemi të tmerruar dhe të panikosur. Deri tani nuk ka ndonjë shqetësim të madh. Tërmeti zgjati të paktën 15 sekonda. Do kontrollohen të gjitha banesat, për të konstatuar nëse ekziston ndonjë rrezik. Deri më tani nuk kemi raporte për dëme materiale.”

Reklamë

Njerëzit lanë shtëpitë e tyre dhe u mblodhën në sheshe, ndërsa shkollat ​​ndaluan menjëherë procesin mësimor.

https://youtu.be/Z6zjDt5HsSM

 

https://www.facebook.com/sakis.gounas/videos/10158420906853462

Vazhdo të lexosh

Reklamë