Subscribe

Qeveria ka nisur zbatimin e nje strategji te re per te luftuar koronavirusin. Sic kishte paralajmeruar me heret kryeministri Edi Rama, duke filluar nga kjo e hënë eshte zgjatur fasha e orarit për mbajtjen hapur të bizneseve të lejuara si dhe liridaljen e qytetareve.

MASAT E REJA TE LEVIZJES

Lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën orare 05:00-17:30, duke filluar nga dita e hënë 13.04.2020, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare. Hyrja në aktivitete e përcaktuara lejohen vetëm për një person të autorizuar, për çdo familje për kryerjen e shpenzimeve familjare ditore. Autorizimi do të jetë vetëm një herë në ditë dhe do të ketë një afat prej 90 minutash gjatë fashës orare 05:00 deri në 17:30.

Nderkohe ne fundjave,  i gjithe vendi do te jete ne izolim total me te zgjatur se fundjavat e meparshme. Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve do te nise nga e premtja e 17 prillit në orën 17:30 deri të hënën e 20 prillit në orën 05:00 te mengjesit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos keqkuptojnë zgjatjen e fashës orare.

Sa i takon masave mbrojtëse për policinë e shtetit, edhe pse shpesh herë janë evidentuar efektivë pa maska dhe doreza, ministri Lleshaj tha se ata janë të plotësuar me të gjitha pajisjet duke siguruar mbrojtjen e tyre ne terren.

ZGJATET FASHA E ORARIT TE LEVIZJES

LEHTESOHEN MASAT, POR IZOLIM I PLOTE NE FUNDJAVE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *