Vendi
Zgjatet afati i grevës në Greqi

Nëpunësit e doganave të të gjithë Greqisë kanë filluar prej mëngjesit të së premtes një grevë, e cila është vendosur te zgjatet deri të hënën në mëngjes. Greva ka shkaktuar problem në qarkullimin e shtetasve shqiptarë, apo emigrantëve që lëvizin ne të gjitha pikat me Greqinë. Ata kalojnë vetëm si këmbësorë dhe agjencitë e udhëtimit e kanë zgjidhur problemin, duke çuar pasagjerët deri në doganë, e duke vënë në dispozicion në anën tjetër të kufirit një mjet tjetër të kompanisë. Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




