Subscribe

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyje edhe për 3 muaj të tjerë hetimet për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

 

Avokati i saj Arbër Hoxha e konsideroi si të padrejtë mbajtjen e klientës në qeli pasi tha se akuza nuk ka asnjë provë, përveç dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi.

 

E çuditshme që në dosjen hetimore ka 3 procesverbale të 3 shtetasve të ndryshëm ku Rozeta Dobi ka punuar dhe është e çudishme që paska vjedhur sendet me vlerë dhe nuk paska vjedhur paratë. Kanë frikë të dalin pronarët e ligjshëm të pronavëve të lekëve. Hera e parë në Republikën e Shqipërisë që më shumë i besohet një sanitareje e cila është kapur me presh në duar duke vjedhur dhe nuk besohet një drejtoreshe e Ministrisë së Financave. Prokuroria në habi të të gjithëve merr për bazë atë që thotë hajduti dhe jo atë që thotë drejtoresha.

 

Lidhur me hetimet që SPAK po kryen për inceneratorët dhe daljen në skenë edhe të emrit të Alda Klosit në dosjen e “Arben Ahmetaj”, sipas avokatit, deri tani nuk ka asnjë procedim penal mbi këtë çështje për klientin e tij.

 

Ndaj Alda Klosit nuk ka asnjë procedim dhe as që ka dijeni për veprën penale, gjithë këto të tjerat duhet parë nëse ka diçka të vërtetë apo jo. Nuk ka procedim për inceneratorët dhe as për shumën e parave.

 

Ish-zyrtarja përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses  Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro, shumë që u pranua edhe nga vetë Klosi qe ishte e saj.

 

Ajo tha ne deshmine e saj se i kishte parate për të kuruar xhaxhain në Amerikën. Ndërkohë pas kontrollit në banesën e pastrueses Rozeta Dobi u gjetën edhe 400 mijë euro të tjera, që ende nuk dihet se kujt i përkasin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *