E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Zëvendësojeni darkën e bollshme me një vakt të madh në mëngjes/ Do të digjni më shumë kalori

Konsumimi i një mëngjesi të bollshëm mund t’ju ndihmojë të digjni dyfishin e kalorive që do të digjni me një darkë të bollshme. Ky mund të jetë çelësi për të humbur peshë.

 

Reklamë

Sipas studiuesve të Universitetit “Lubeck” në Gjermani, një vakt i madh në mëngjes do t’ju ndihmojë të mbani të njëjtë nivelin e sheqerit në gjak. Studiuesit sqaruan se mëngjesi i bollshëm ka lidhje me numrin e kalorive që metabolizmi i njeriut shpenzon për të ngrohur trupin dhe tretur ushqimin.

 

Reklamë

Në studim rezultoi se ky numër kalorish ishte dy herë më i lartë për ata që u ushqyen më shumë në mëngjes sesa në darkë. Po ashtu, një mëngjes me kalori të ulët rrit oreksin, veçanërisht për ëmbëlsira, pranuan studiuesit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë