Subscribe

Emri që surprizoi më tepër është ai i Fatmir Xhafës, i cili do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Saimir Tahirin.

 

Xhafaj është përzgjedhur, si një ndër figurat kryesore politike të socialistëve. Gjatë këtij mandati, Xhafaj, përveç drejtimit të komisionit parlamentar të Ligjeve, ka qenë kryetar i Komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, e cila është konsideruar si më e rëndësishmja e kësaj legjislature.

 

Në Ministrinë e Shëndetësie, Ogerta Manastirliu, aktualisht drejtore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do vijojë punën e eprorit të saj të derisotëm Ilir Beqaj.

 

Arsyet se përse vendosi të bënte ndryshimet në qeveri, kryeministri Rama i bëri të qarta një ditë më parë, gjatë komunikimin javor në Facebook. Sipas tij, lëvizjet në kabinetin që drejton, nuk kanë lidhje me kërkesat e opozitës, as me rezervat për punën e katër ministrave që largohen, porse kanë të bëjnë me një aspekt tërësisht politik.

 

Kryeministri Rama, u kujdes të sqaronte se largimi i ministrave nuk erdhën si pasojë e kërkesës së aleatit të tij strategjik në koalicionin qeverisës, kreut të LSI-së Ilir Meta.

 

Sipas tij, vendimi erdhi për tu dhënë mundësi katër ministrave të përqendrohen në organizimin e fushatës elektorale, në qarqet ku janë caktuar si koordinatorë, në funksion të zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *