Zëvendësministrja e Bujqësisë, e shkarkuar nga detyra Vesna Mikiç i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

 

Në letrën drejtuar shefit të qeverisë Mikiç, thekson se nuk është e vërtetë se është shkarkuar për shkak të shkrimit të saj për NATO-n, por për shkak se qëllimi i Haradinajt ishte për t’i larguar përfaqësuesit serbë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe të cilët mendojnë me kokën e tyre.

 

“Ky veprim reflekton tendencën tuaj të hapur për të qenë i rrethuar nga serbë të ngjashëm të cilët, për arsye personale, do të ndjejnë të gjitha fyerjet dhe gënjeshtrat që ju i paraqisni në baza ditore në kurriz të popullit tim, që do të flasin vetëm atë që ju ua lejoni. Pra, e vërteta, sipas jush, është vetëm ajo që ju përshtatet dhe ajo që vetëm ju dëshironi ta dëgjoni. Të nderuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, është koha kur duhet ta pyesni seriozisht veten nëse jeni duke parë padrejtësinë që njerëzit e mi janë duke vuajtur në Kosovë për 20 vjet”.

 

Ndërkohë kryeministri Haradinaj e ka shkarkuar Mikiç nga posti i zëvendësministres, vetëm një ditë pasi, kjo e fundit, foli kundër sulmeve të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *