E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zero vdekje nga COVID-19 në Izrael, për herë të parë pas 10 muajsh

Për herë të parë në 10 muaj, Izraeli raportoi për asnjë të vdekur nga COVID-19. Duke ju referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Izraeli numëron 6.346 viktima.

 

Hera e fundit që Izraeli raportoi zero vdekje nga COVID-19 ishte në fund të qershorit të vitit të kaluar.

 

Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Të enjten, vendi arriti momentin historik prej pesë milionë vaksinash.

 

Ministria e Shëndetësisë tha se më shumë se 53% e popullsisë së vendit kishin marrë dy doza vaksine.

 

Vazhdo të lexosh