Subscribe

Pas apelit të kryeministrit për ndëshkimin e paligjshmërisë, ministri i bujqësisë Bledi Çuçi ka mbledhur task forcën në Himarë duke evidentuar problematikat kryesore të këtij sezoni turistik.

 

Çuçi paralajmëroi pezullim të menjhershëm të aktivitetit për të gjithë ata që abuzojnë me ligjin, perfshire edhe biznesin e kampingut qe sipas tij duhen ndaluar.

 

“Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më.  Ka filluar një fenomen i ri që nuk e kemi pasur më parë. Ngritja e kampingjeve në plazh. Është gjëja që në mënyrë kategorike duhet ndaluar. Për kampingje ka vende të caktuara sepse duhet të ketë disa kushte minimale”.

 

Një tjetër çështje që eshte ngritur si shqetësim nga pushuesit në zonën e Himarës është niveli i lartë i zhurmës.

 

“Edhe gjatë ditës duhet bërë një lloj disiplinimi se është ndotje e tmerrshme akustike. Ka norma edhe gjatë ditës se sa duhet të jetë zhurma. Reagimi ndaj telefonatave të qytetarëve duhet të jetë i padiskutueshëm.

Për sa i përket sigurisë ushqimore, ministri Çuçi kërkoi nga inspektorët e autoritetit kombetar te ushqimit që t’i përmbahen planeve të tyre të inspektimit dhe të mos tolerojnë askënd që rrezikon shëndetin e konsumatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *