Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon konferencën për shtyp të përjavshme.

 

Fjalën e tij, Berisha e nisi duke kujtuar se në të njëjtën orë ka thirrur konferencë për mediat edhe kryeministri Edi Rama. Megjithatë, Berisha thotë se sytë dhe zemrat e qytetarëve janë në selinë blu, për protestën që do të zhvillohet në datën 7 korrik.

 

“E ka detyruar Edi Ramën të shpallë Sali-dipendencën, ka caktuar konferencë shtypi në të njëjtën orë me ne por natyrisht sytë mendjet zemrat e qytetarëve janë te protesta mbarë popullore dhe zëri i saj sot në këtë tryezë. Ndaj jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të frontit për shpëtimin e Shqipërisë mbarë qytetarëve shqiptarë të bashkohen më datën 7 korrik në 7 të darkës në bulevardin para Kryeministrisë në protestën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *