Rreth 150 pjesëtarë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore, të quajtur ndryshe edhe “zemërluanët”, po marrin pjesë në stërvitjen “Brilliant Jump 2016” në Poloni. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja zhvillohet për të provuar Planin e Veprimit të Gatishmërisë së NATO-s në funksion të së, cilës u krijua dhe Task Forca e Gatishmërisë së lartë. Kjo brigadë tokësore përbëhet nga rreth 5000 mijë trupa dhe mbështetet nga ajri, deti dhe forcat speciale dhe është e aftë për t’u vënë në lëvizje në një kohë shumë të shkurtër, nëse kërcënohet sovraniteti i një shteti anëtar të NATO-s.

“Jemi këmbësori e lehtë, shumë fleksibël dhe të aftë për të vepruar në çdo terren dhe në çfarëdo kushtesh. Jemi duke kryer testime dhe përgatitje gjithëpërfshirëse, duke përgatitur çdo gjë, për t’u deklaruar se ne jemi plotësisht operacionalë dhe të aftë”.

Stërvitja “Brilliant Jump 2016” shërben gjithashtu për të provuar aftësitë e njësive ushtarake për tu vënë në operacionalitet të plotë në harkun e pak ditëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *