E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: Ukrainën e presin 24 orë vendimtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse po shtrihen në të gjithë vendin.

 

Zelensky i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson, i cili lavdëroi udhëheqjen e Zelenskyt

 

Reklamë

“Presidenti Zelenskyy tha se besonte se 24 orët e ardhshme ishin një periudhë vendimtare për Ukrainën dhe kryeministri tha se do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar në sigurimin e ndihmës mbrojtëse nga Britania e Madhe dhe aleatët që të arrinin në Ukrainë”.

 

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë gjithçka të mundur, për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë. Ushtria ukrainase tha se trupat e saj arritën të zmbrapsin disa sulme të ushtarëve rusë, që përpiqeshin të sulmonin periferitë e Kievit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë