“Bota duhet të pranojë zyrtarisht se Rusia është bërë një shtet terrorist”. 

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e deklaroi një gjë të tillë në një video-fjalim të shpërndarë gjatë natës duke përsëritur thirrjen e tij për më shumë sanksione kundër Moskës, më shumë armë për Ukrainën dhe vendosjen e zonës së ndalim-fluturimit.

 

Sipas tij, prioritetet e qeverisë ukrainase në negociatat me Rusinë “janë absolutisht të qarta: fundi i luftës, garancitë e sigurisë, sovraniteti, rivendosja e integritetit territorial, garanci reale dhe mbrojtje për vendin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *