Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pretendon se Rusia po shkakton qëllimisht një krizë të ushqimit. Sipas tij, Moska po e shfrytëzon urinë si “armë”.

 

Gjatë fjalimit të mbajtur në Parlamentin e Irlandës, ai kritikoi Perëndimin për mungesë reagimi më të ashpër kundër Rusisë, duke iu bërë thirrje politikanëve që të bindin vendet anëtare të BE-së që të votojnë për sanksione më të fuqishme.

 

“Ukraina është një prej vendeve liderë sa i përket eksportimit të grurit nëpër botë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me deficit dhe kërcënim për uri. Do të ketë mungesë të ushqimit, dhe çmimet do të rriten, e kjo është një realitet për miliona njerëz që janë të uritur dhe do të jetë një situatë më e rëndë sesi do të ushqejnë familjet e tyre”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *