Volodymyr Zelensky pret që Rusia të shtojë sulmet e saj ndaj Ukrainës javën e ardhshme, ndërsa Kievi zyrtar pret vendimin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë asaj statusin e kandidatit.

 

Sipas presidentit ukrainas, bastisjet nuk do të nisin vetëm kundër Ukrainës, “por edhe kundër vendeve të tjera evropiane. Ne po përgatitemi. Jemi gati”, u shpreh Zelensky.

 

Ndërkohë, gazeta prestigjoze Neë York Times ka identifikuar, përmes mbi një mijë fotografive të gazetarëve të saj dhe burimeve të tjera, më shumë se 2000 municione të përdorura nga forcat ruse në Ukrainë, “shumica dërrmuese e të cilave janë të ndaluara”.

 

Sipas gazetës, më shumë se 210 municione i përkasin llojeve që janë ndaluar gjerësisht sipas traktateve të ndryshme ndërkombëtare.

 

“Pothuajse të gjitha ishin municione thërrmuese, përfshirë nën-municionet e tyre, të cilat përbënin një rrezik serioz për civilët për dekada pas përfundimit të luftës,” theksoi gazeta, duke shtuar se “më shumë se 330 armë të tjera duket se janë përdorur kundër ose afër strukturave civile”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *