Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar mercenarët që do t’i bashkohen forcave ruse në Ukrainë.

 

“Do të ishte “vendimi më i keq i jetës suaj”, tha ai në një video-mesazh të postuar në Facebook.

 

“Një jetë e gjatë është më e mirë se paratë që ofrohen për një jetë të shkurtër,” tha Zelensky, duke shtuar se Ukraina ka informacione se ushtria ruse po rekruton luftëtarë nga vende të tjera.

 

Nga ana tjeter Ukraina beri me dije se më shumë se 320,000 qytetarë janë kthyer në shtëpi për të ndihmuar Ukrainën të luftojë që kur Rusia filloi pushtimin e saj. Shumica e tyre janë meshkuj. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *