Rreth nëntë milionë ukrainasve ende u mungon energjia elektrike, megjithëse po punohet për riparimin e rrjetit të energjisë që pësoi dëme të rënda në sulmet ruse, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

 

“Numri dhe kohëzgjatja e ndërprerjeve të energjisë elektrike po zvogëlohet vazhdimisht. Megjithatë, ka ende shumë mangësi në furnizimin me energji elektrike”, theksoi ai.

 

 

Ai tha gjithashtu se ”vendime të rëndësishme janë marrë gjatë konsultimeve me përfaqësuesit e qeverisë për situatën energjetike dhe infrastrukturës”.

 

 

”Ne po përgatitemi për vitin e ardhshëm, jo ​​vetëm për muajt e dimrit. Ka masa që duhen marrë dhe shteti do t’i marrë patjetër”, shtoi Zelensky.

 

 

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se ”Moska mund të sulmojë sërish rrjetin energjetik të Ukrainës. Mbrojtja ajrore po përgatitet, shteti po përgatitet dhe të gjithë duhet të përgatiten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *