E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky në Katar, nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes: Duam lidhje afatgjata me vendet e Lindjes së Mesme

Ukraina dëshiron të zhvillojë lidhje afatgjata me vendet e Lindjes së Mesme, tha presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një vizite zyrtare në Katar, e fundit e turneut të tij në rajon.

Siç vuri në dukje presidenti ukrainës, kjo përfshin prodhimin e përbashkët, bashkëpunim në sektorin e energjisë, investime dhe shkëmbim përvojash në fushëbetejë.

“Ne nuk jemi të interesuar për shitje të thjeshta”, tha Zelensky.

“Ne duam marrëdhënie sistemike, ku eksportuesit fitojnë të ardhura dhe Ukraina merr fonde të mjaftueshme për të investuar në prodhimin vendas.”

Zelensky tha se Kievi ka nënshkruar tashmë një marrëveshje 10-vjeçare për sigurinë me Arabinë Saudite dhe një marrëveshje 10-vjeçare me Katarin, ndërsa një marrëveshje e ngjashme me Emiratet e Bashkuara Arabe pritet në ditët në vijim.

Vlen të përmendet se më herët, Katari dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak, e cila përfshin shkëmbimin e njohurive për mbrojtjen ndaj raketave dhe sistemeve të dronëve, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po viziton Dohën pas një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku deklaroi se ekipi i tij po finalizon detajet e fundit për një marrëveshje sigurie me zyrtarët e vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë