Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se mungesa e unitetit midis anëtarëve të NATO-s për pranimin e Suedisë dhe Ukrainës po kërcënon fuqinë e aleancës së udhëhequr nga SHBA.

 

“Ne presim unitet nga Aleanca e NATO-s. Forca e NATO-s është në unitet,” tha Zelensky gjatë një konference për shtyp në Bratislavë, Sllovaki. “Është shumë e rëndësishme që shtetet e NATO-s të dinë se janë të mbrojtura dhe përmes unitetit, ata ndihen të mbrojtur. Unë mendoj se ka ende një pyetje në lidhje me Suedinë, një pyetje nëse duhet apo jo të ftojmë Ukrainën, mendoj se NATO-s i mungon uniteti,” shtoi ai.

 

Përpara samitit të NATO-s javën e ardhshme në Vilnius, Lituani, Zelensky tha se ai po kërkon hapa drejt këtyre rezultateve pozitive në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit.

 

Nga ana tjetër, presidenti turk, Tajip Rexhep Erdogan, duket se nga deklaratat e bëra së fundmi nuk ka ndryshuar qëndrim mbi votën kundër ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ai deklaroi se nuk mund të jenë pjesë e NATO-s vendet që mbështesin terrorizmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *