Lufta në Gaza duket se ka zhvendosur vëmendjen e superfuqive të botës nga sulmet ruse në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, duke folur për zhvillimet e luftës, deklaroi se situata në Gaza po tërheq vëmendjen nga lufta në Ukrainë, e cila ka një ndikim në mbështetjen e ofruar nga aleatët.

Zelensky shtoi se lufta në Gaza është një tragjedi dhe sfidë për rajonin, por theksoi se bota duhet të pranojë se lufta po vazhdon ende në Ukrainë.

Ndihma nga Perëndimi apo SHBA është një ndër çështjet kyçe për zhvillimin e luftës në Ukrainë. Debatet dhe mëdyshjet nëse ndihma nga Shtetet e Bashkuara do të reduktohet ishin çështja kryesore të diskutimeve mes presidentit ukrainas dhe gazetarëve.

Ai u shpreh se Shtëpia e Bardhë thotë se ka fonde për vetëm një paketë tjetër ndihme.

Republikanët e Senatit këtë muaj bllokuan një projekt-ligj për shpenzimet urgjente të paraqitur nga demokratët, i cili përfshinte 50 miliardë dollarë (në ndihmën e re për Ukrainën. Ky bllokim është pasur me thirrjet e vazhdueshme të Ukrainës për ndihmë në një kohë që po bëhen rreth dy vite rezistencë ndaj luftës së Rusisë.

Këshilltari i sigurisë kombëtare njoftoi se ndihma e radhës do të jepet në dhjetor. Megjithatë, John Kirby tha pasi paketa e ndihmës të jetë njoftuar, do t’u mbetet politikanëve në Kongres që të miratojnë financimin e mëtejshëm për Kievin./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *