Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy i ka kërkuar sërish vendeve perëndimore të bëjnë më shumë për të ndalur agresionin rus. Këtë herë thirrjet Zelenskiy i bëri përmes videokonferencës në Parlamentin gjerman në Berlin, teksa ka kritikuar mungesën e veprimit nga vendet e Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se sanksionet janë vënë shumë vonë.

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

 

 “Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?Ju ende jeni të gatshëm të vazhdoni të bëni biznes me Rusinë dhe pse tani jemi në mes të luftës së ftohtë. Dhe ju nuk e keni kuptuar ende këtë gjë. Ju ende po mbroni veten duke qëndruar pas një muri që po ju pengon të shihni atë që po kalojmë ne. Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat. Bashkimi evropian, ju duhet të kishit vepruar më herët.”

 

Ndërkohë, bombardimet në terren kanë qenë të vazhdueshme. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar Moskën se është fokusuar në shënjestrimin e civilëve nga ajri. Por një gjë e tillë është refuzuar nga zyrtarët rusë.

 

MARIA ZAKHAROVA

ZEDHENESJA E MINISTRISE SE JASHTME RUSE

 

 “Më lejoni të theksoj edhe një herë atë që refuzojnë të shohin si mediat perëndimore ashtu edhe struktura perëndimore: ky operacion nuk synon popullsinë civile. Ai nuk synon marrjen e territorit të vendit, prishjen e shtetësisë së tij apo rrëzimin e presidentit aktual. Ne vazhdojmë ta themi këtë përsëri dhe përsëri.”

 

Zyrtarët amerikanë pretendojnë se Vladimir Putin ka ngecur me planin e tij të pushtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *