E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky gati për zgjedhje në mes të luftës! Pranon mungesën e forcës për të rimarrë Krimenë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh për herë të parë i gatshëm që vendi të zhvillojë zgjedhje presidenciale, të cilat duhej të mbaheshin në vitin 2024, por u shtynë pa afat për shkak të luftës me Rusinë.

“Nesër do të jem në Ukrainë dhe pres propozime nga partnerët tanë dhe deputetët për ndryshimet ligjore që do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve nën ligjin ushtarak. Meqenëse kjo çështje është ngritur nga presidenti i SHBA-së dhe partnerët europianë, do të jem i qartë: Jam gati”, deklaroi ai.

Reklamë

Zelensky kërkoi nga SHBA dhe vendet e Europës të garantojnë sigurinë e procesit zgjedhor. Nëse siguria sigurohet, sipas tij, Ukraina mund të shkojë në votime brenda 60 deri në 90 ditësh.

Ndërkohë, një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump përsëriti thirrjen që Ukraina të zhvillojë zgjedhje, duke theksuar: “Nuk kanë mbajtur zgjedhje prej shumë kohësh… flasin për demokraci, por arrijnë në një pikë ku nuk është më demokraci”.

Këto deklarata vijnë në një moment kur Zelensky përballet me rënie të mbështetjes së brendshme për shkak të një skandali korrupsioni që përfshin edhe bashkëpunëtorë të afërt të tij.

Përveç diskutimit mbi zgjedhjet, Zelensky bëri edhe një pranim të pazakontë lidhur me ecurinë e luftës: Ukraina, sipas tij, aktualisht nuk ka fuqinë dhe as mbështetjen e nevojshme nga aleatët për të rimarrë Krimenë dhe territoret e tjera të pushtuara nga Rusia.

“Për të qenë i sinqertë: jo, sot nuk kemi forcat për këtë. Nuk kemi mbështetjen e duhur”, deklaroi presidenti ukrainas.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë