Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi një sulm me raketa ruse pranë një centrali bërthamor në jug të Ukrainës dhe akuzoi Moskën se po rrezikon të gjithë botën me veprimet e saj.

 

Raketa u ul vetëm 300 metra larg termocentralit jugor të Ukrainës në rajonin ukrainas Mykolaiv, shkroi Zelensky në Telegram, duke shtuar se ‘’sulme të tilla duhet të ndalojnë para se të jetë tepër vonë”.

 

Agjencia bërthamore ukrainase Enerhoatom raportoi një tjetër sulm me raketa në një zonë industriale pranë uzinës, e cila dëmtoi tre linja të tensionit të lartë dhe një hidrocentral aty pranë.

 

Bombardimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhya të pushtuar nga Rusia në muajt e fundit ka ngritur tashmë shqetësimin ndërkombëtar për një katastrofë të mundshme bërthamore në Ukrainë, por ndryshe nga Zaporizhya, centrali bërthamor i Ukrainës jugore është nën kontrollin e plotë të Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *