Volodymyr Zelensky ka folur për mediat perëndimore nga një bunker sekret në Kiev, duke thënë se “Ukraina do të luftojë më fuqishëm se kushdo tjetër”, por se nuk mund ta menaxhojë luftën kundër Rusisë e vetme.

 

Presidenti ukrainas i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që të japë një mesazh të fortë dhe “të dobishëm” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, në një intervistë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri në Kiev në të cilën ai po udhëheq reagimin e ushtrisë së tij.

 

“Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë. ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *