Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se gjatë këtij viti ushtria ukrainase do të kundërpërgjigjet fuqishëm ndaj Rusisë.
Gjatë një interviste, presidenti ukrainas theksoi se gjatë luftës me një vend të madh si Rusia, edhe mbrojtja është një detyrë e madhe dhe një sfidë.

“Mbrojtja është detyra numër një. Ne do të vazhdojmë historinë tonë të suksesit në Detin e Zi. Nuk do të hyj në detaje, por rusët do të jenë përballë një surprize. Jugu është i rëndësishëm. Mbrojtja e rajoneve lindore, ku ata kanë më shumë se 200 mijë ushtarë, është gjithashtu shumë e rëndësishme ”, tha presidenti i Ukrainës .

I pyetur nëse kundërsulmi i mëparshëm, në 2023, do të kishte qenë më i suksesshëm nëse Ukraina do të kishte marrë armët e nevojshme nga aleatët e saj në kohë, Zelenksi i kërkoi botës të mos ndalet në të kaluarën, por konfirmoi se Ukrainës i duhen sistemet Patriot për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *