Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e opozitarit Alexei Navalny dhe ka kërkuar që ai të mbahet përgjegjës.

“Natyrisht, Navalny u vra nga Putin, si mijëra të tjerë. Putinit nuk i intereson kush vdes dhe përpiqet të mbajë pozicionin e tij. Ai duhet të mbahet përgjegjës për krimet e tij”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin. Olaf Solz në Berlin.

Nga ana e tij, kancelari gjerman tha se Rusia nuk ka qenë një demokraci për një kohë të gjatë.

“Navalny ndoshta e ka paguar guximin e tij me jetën e tij”, u shpreh kancelari.

Ai kujtoi gjithashtu se Alexei Navalny ishte shtruar në spital në Berlin pas helmimit dhe kishte guximin të kthehej në Rusi më pas.

“Tani ai ndoshta e pagoi këtë guxim me jetën e tij. Tani ne e dimë saktësisht se çfarë regjimi është në pushtet në Moskë. Rusia ka pushuar prej kohësh së qenuri një demokraci”, tha Scholz. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *