Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Zelensky dhe Lavrovi optimistë rreth bisedimeve për paqe

16 Mars 13:04

Rusia tha të mërkurën se disa pjesë të një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Ukrainën ishin afër arritjes pasi Kievi ra dakord të diskutonte neutralitetin.

 

“Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për RBC news.

 

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte folur për neutralitetin, së bashku me garancitë e sigurisë për Ukrainën pa zgjerimin e NATO-s, si një variant i mundshëm në shkurt. Lavrovi shtoi se bisedimet për paqe ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk janë “të lehta”, por ka “shpresë për kompromis”.

 

“Unë flas nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë”, tha Lavrov.

 

Ai shtoi se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore – ku janë zonat e Donjeckut dhe Luhanskut të kontrolluara nga rebelët. Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ka progres në bisedimet e paqes, pas rundit të negociatave të së martës.

 

Gjatë një video-fjalimi, Zelensky tha se “pozicionet në negociata tashmë duken më realiste”, por shtoi se “duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës”.

 

Ndërkaq, sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, tha se është skeptike për bisedimet e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. “Unë jam skeptike në lidhje me bisedimet e paqes, derisa Putini është ende duke bërë luftë në Ukrainë. Ai duhet të zbatojë një armëpushim dhe t’i tërheqë trupat e tij që bisedimet për paqe të merren seriozisht”, tha Truss për BBC-në. Ajo theksoi se Vladimir Putin ka “shkatërruar sigurinë evropiane” dhe ka përdorur “armë të tmerrshme dhe forcë të tmerrshme” në pushtimin e Ukrainës.

 

Bisedimet ndërmjet negociatorëve rusë dhe ukrainas do të vazhdojnë edhe të mërkurën.

 

Ndërkohë, në orët e mëngjesit, janë dëgjuar disa shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Autoritetet e Kievit njoftojnë se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit. Edhe një ndërtesë nëntëkatëshe u dëmtua, po ashtu. Nga këto shpërthime janë lënduar dy persona dhe 35 të tjerë janë evakuuar nga ndërtesa. Shpërthime janë dëgjuar edhe në Odesa dhe Zaporizhja.

 

Gati 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës.Putin ka  urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
bisedime Lavrov Optimist Paqe Zelensky

Nga e njëjta kategori

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme, fiton sërish Edi Rama

më shumë...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia, për pak më vdiq gruaja! Sot jemi më keq se në vitin 1990

më shumë...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që kisha

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal kurrë kollegëv...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.