E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: Delegacionet amerikane dhe ukrainase do të takohen këtë fundjavë

Një delegacion ukrainas do të zhvillojë një sërë takimesh me aleatët e saj amerikanë këtë fundjavë për të zhvilluar një plan bazë për garancitë e sigurisë.

Takimi u njoftua nga presidenti Volodymyr Zelensky, pasi u takua me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg.

Reklamë

Në fokus të bisedimeve ishte situata e luftës në Ukrainë.

Më herët presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi bisedime me presidentin Vladimir Putin.

Takime që u pasuan me një tjetër tryezë, ku këtë herë ishin edhe liderë europiane dhe presidenti Volodymir Zelensky. Fokusi i të cilave ishte arritja e një marrëveshje për paqen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë