Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku diskutuan për luftën kundër pushtuesve rusë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Zelenskyy vlerëson ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit të ukrainës në këto ditë të vështira.

 

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published.