E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Biden, ja çfarë është diskutuar

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike 30-minutëshe me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Dy liderët diskutuan sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

 

Reklamë

“Sapo fola me Presidentin Zelenskyy për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën – duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare – pasi ajo po mbrohet nga agresioni rus. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse dhe sanksionet tona tashmë kanë një ndikim shkatërrues”, shkruan presidenti Biden në Twitter.

 

“Duhet të ndalim agresorin sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh nga ana tjetër Zelensky.

Vazhdo të lexosh

Reklamë