Moska ka “rrembyer” mbi 200,000 fëmijë ukrainas në Rusi që nga fillimi i luftës.

Deklarata e forte u be nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai e akuzoi Kremlinin për ndjekjen e një “politike koherente kriminale të deportimit të popullit ukrainas” në zona kryesisht të largëta të vendit.

Javën e kaluar, këshilltari i misionit të përhershëm të Ukrainës në OKB, Sergiy Dvornyk, tha se që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, të paktën 230 mijë fëmijë ukrainas u “rrëmbyen” dhe u sollën në Rusi nga autoritetet okupuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *