E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelenskiy shkarkon sekretarin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka shkarkuar nga detyra sekretarin e Sigurisë Kombëtare dhe të Këshillit të Mbrojtjes.

 

Sipas mediave vendase Oleksandr Danylyuk ka ofruar dorëheqjen përpara se Zelenskiy të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar, për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha zyra e Zelenskiyt më 27 shtator.

 

Reklamë

Danylyuk, më vonë, e konfirmoi dorëheqjen, por në lidhje me këtë vendim nuk është dhënë asnjë arsye.

 

Nuk është e qartë nëse ai lidhet me bisedën telefonike që Zelenskiy ka zhvilluar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të së cilës Kongresi amerikan ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

 

Sipas transkriptimit të publikuar javën e kaluar nga Shtëpia e Bardhë, Trump, gjatë bisedës telefonike më 25 korrik, i ka kërkuar Zelenskiyt të hetojë për korrupsion rivalin e tij politik, Joe Biden, dhe djalin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë