E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelenskiy kryeson sondazhet për president të Ukrainës

Kandidati për presidenti të Ukrainës, Volodomir Zelenskiy, në bazë të rezultateve është në epërsi ndaj presidentit aktual, Petro Poroshenko.

 

Ndërkohë pritet që me 21 prill do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për president të Ukrainës. Hulumtimet e opinionin në fillim të këtij muaji treguan një përkrahje 51 përqind për kandidatin Zelenskiy kundrejt 21 përqind për presidentin aktual Poroshenko.

 

Reklamë

Ndërkaq, të anketuarit që synojnë të votojnë në balotazh, kishin dhënë përkrahje për Zelenskiy me 61 përqind kundrejt 24 përqind për Poroshenkon.

 

Ish-komediani dhe politikani pa përvojë, Volodomir Zelenskiy, fitoi rrethin e parë të zgjedhjeve në të cilat garoi edhe ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko. Ajo fitoi vetëm 13.39 përqind të votave duke mos arritur të shkojë në balotazh.

 

Ukrainasit po zgjedhin presidentin në kohën kur vendi i tyre po përballet me një ekonomi të ngadalësuar dhe korrupsion të shfrenuar, me luftën pesëvjeçare kundër separatistëve pro-rusë në dy provinca lindore dhe me kontrollin e Moskës mbi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë